Shumë gra dhe të dashura të sportistëve në fakt mburren me një bilanc më të madh bankar se sa gjysmat e tyre të zemrës. Gruaja e Coleen Rooney, është një nga ato femra që fiton më shumë se sa burri i saj.
36-vjeçarja, nënë e katër fëmijëve ka nënshkruar një marrëveshje milionëshe me Disney+ për një dokumentar që tregon gjithçka rreth jetës së saj kaotike me sportistin. Ndërkohë Wayne, 36 vjeç, i cili menaxhon skuadrën e Major Soccer League DC United në Uashington, fiton 800,000 funte (940,00 euro) në vit. Ajo nuk është gruaja e vetme e një sportisti që fiton më shumë se bashkëshorti i saj, pasi The Sun, së fundmi ka sjell një listë të çifteve të ngjashme:
Perrie Edwards (21 milionë euro) dhe Alex Oxlade Chamberlain (15.4 milionë euro)
Ylli i Little Mix, Perrie Edwards thuhet se ka grumbulluar një vlerë të madhe neto prej 18 milionë funtesh (21.2 milionë euro) që kur fitoi spektaklin “X Factor” me anëtaret e tjera të grupit si: Jade Thirlwall, Leigh-Anne Pinnock dhe Jesy Nelson në vitin 2011.
Kjo për shkak të meritave të saj për kompozimin e këngëve dhe marrëveshjeve të panumërta me markat e famshme si “Schwarzkopf” dhe “USA Pro” – dhe ajo ndoshta do të fitojë edhe më shumë kur të nisë biznesin e saj të modës “Disora”.
Ndërkohë, i fejuari i saj futbollist në Liverpool FC, Alex Oxlade-Chamberlain thuhet se ka një vlerë neto fitimesh prej 13.1 milionë funtesh (15.4 milionë euro) dhe merr një pagë javore prej rreth 120,000 funtesh (140,00 euro) për përpjekjet e tij në fushë. Është e drejtë të thuhet se djali i tyre një vjeçar Axel do të bëjë një jetë shumë magjepsëse!
Khloe Kardashian (59.6 milionë euro) dhe Tristan Thompson (44.7 milionë euro)
Basketbollisti kanadez Tristan Thompson thuhet se ka një vlerë fitimesh prej 38 milionë funtesh (44.7 milionë euro), pasi ka fituar edhe një kampionat në NBA në vitin 2016.
Por fitimet e tij zbehen në krahasim me të dashurën e tij gjashtëvjeçare dhe nënën e fëmijës së tij, e cila është pjesë e një prej familjeve më të famshme dhe më të pasura në botë. Falë serialit familjar “Keeping Up With the Kardashians” dhe bizneseve të tjera, Khloe Kardashian ka një vlerë fitimesh neto prej 50.6 milionë paund(59.6 milionë euro).
Gisele Bundchen (397.6 milionë euro) dhe Tom Brady (248 milionë euro)
Tom Brady është një qendërmbrojtës i futbollit amerikan për Tampa Bay Buccaneers dhe ka fituar pesë herë ‘Super Bowls’ dhe katër herë ‘Super Bowl MVP’. Ai thuhet se fiton 37.5 milionë dollarë (31.7 milionë paund/27.3 milionë euro) në vit dhe vlen 211 milionë paund (248 milionë euro), por kjo nuk është asgjë në krahasim me gruan e tij supermodele prej 13 vitesh, Gisele Bundchen.
Bukuroshja mahnitëse me pamje sfiduese ndaj moshës ka qenë modele që nga vitet ‘90 për markën “Victoria’s Secret” dhe ka qenë shumë herë në kopertinën e “Vogue”. Ajo thuhet se ka një vlerë marramendëse fitimesh prej 337.5 milionë funte (397.6 milionë euro).
Frankie Bridge (11 milionë paund/12.9 milionë euro) dhe Wayne Bridge (7.6 milionë paund/8.9 milionë euro)
Kur Frankie Bridge u martua me burrin e saj futbollist, Waynen në vitin 2014, ajo tashmë kishte qenë pjesë e dy grupeve të muzikës pop, S Club Juniors dhe The Saturdays.
Ajo ka pasur hite të panumërta në ‘Top 10’ në Mbretërinë e Bashkuar me të dy grupet, dhe ka një vlerë fitimesh prej 12.9 milionë euro. Pavarësisht se ka luajtur për Anglinë nga viti 2002 deri në vitin 2009, Wayne thuhet se ka një vlerë fitimesh rreth 8.9 milionë euro.
Pasuria e tyre e kombinuar ndihmohet nga fakti që ata të dy kanë konkurruar në spektaklin “I’m A Celebrity”!
Tiffany Watson (1.5 milion euro) dhe Cameron McGeehan (një milion euro)
Ylli i “Made In Chelsea”, Tiffany Watson u martua me futbollistin Cameron McGeehan në maj të këtij viti. Ajo dhe motra e saj Lucy Watson ishin tashmë nga një familje e pasur kur iu bashkuan spektaklit “E4”, por falë mbështetjeve të ndryshme të markave, Tiff tani ka një vlerë fitimesh prej rreth (1.5 milion euro).
Ndërkohë Cameron, i cili e filloi karrierën e tij në Chelsea, tani luan për një ekip të ligës së Kategorisë së Parë, duke fituar (391,000 euro) në vit. Ai ende thuhet se vlen 975,520 funte (një milion euro) – për të cilën ne definitivisht nuk do t’i thonim jo!
Shakira (298.2 milionë euro) dhe Gerard Pique (79.5 milionë euro)
Shakira dhe futbollisti spanjoll Gerard Pique u ndanë tre muaj më parë pas 11 vitesh dhe së bashku kanë dy fëmijë – Milan, nëntë vjeç dhe Sasha, shtatë.
Por këngëtarja e hitit “Hips Don’t Lie” është fituese kur bëhet fjalë për bilancet e saj bankare, pasi ka grumbulluar rreth (298.2 milionë euro) falë karrierës së saj të suksesshme në muzikë.
Duke qenë pjesë e skuadrës që fitoi Kampionatin Botëror të vitit 2010 dhe Eurokupën 2012, Pique nuk ngelet gjithashtu keq për nga ana e fitimeve. Ai thuhet se ka një vlerë fitimesh neto prej rreth (79.5 milionë euro).
Brooklyn Decker dhe Andy Roddick (39.6 milionë euro)
Kampioni i tenisit Andy Roddick ka arritur në pesë finale të Grand Slam-it – dhe ka fituar kampionatin amerikan të vitit 2003. Dhe ai fitoi sërish “arin” kur u martua me modelen Brooklyn Decker në vitin 2009. Me tërheqjen e Andit nga tenisi në vitin 2012, Brooklyn ka fituar më shumë me paraqitjet e saj në filma. Ajo është shfaqur në “Just Go With It, Friends” – dhe tani luan si ‘Mallory Hanson’ në hitin e Netflix, “Grace and Frankie”.
Pasuria e saj neto tani besohet se përputhet me të në (39.6 milionë euro). Elisha Cuthbert (19.9 milionë euro) dhe Dion Phaneuf (2.9 milionë euro)
Aktorja Elisha Cuthbert luajti në “The Girl Next Door”, “Love Actually” dhe “House of Wax” përpara se të fillonte të takohej me lojtarin kanadez të hokejit, Dion Phaneuf, në vitin 2008. Çifti u martua në vitin 2013 dhe kanë dy fëmijë së bashku, Zaphire, katër vjeç dhe një djalë të lindur në fillim të këtij viti.
Falë karrierës së filmit, ajo ka grumbulluar një pasuri të raportuar prej (19.9 milionë euro). Ndërkohë, pavarësisht se ishte tre herë fitues i NHL All-Star dhe fitues i medaljes së artë për Kanadanë në Kampionatin Botëror të Hokejit të Akullit për meshkuj në vitin 2007, Dion thuhet se ka një vlerë fitimesh prej (2.9 milionë euro)./Panoramaplus