Sipas Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Qeveria e Kosovës në krye me Albin Kurti, duhet t’i trajtojë çështjet dialogut, krizës energjetike e asaj ekonomike, ashtu si ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, pati trajtuar çështjen e formimit të Ushtrisë së Kosovës, e cila ishte parë me shumë skepticizëm nga mekanizma të rëndësishëm ndërkombëtar të sigurisë në botë.

Sipas partisë opozitare, liderët shtetëror të vendit nuk duhet të mbjellin frikë, traumë e pasiguri te populli.

Përkundrazi ata duhet të prodhojnë zgjidhje për tema të rëndësishme duke mos e përqendruar vëmendjen në disa tema të parëndësishme.

“Temat për luftën, për dimrin e vështirë energjetik, për vjeshtën e rëndë shëndetësore, nuk duhet të ekzistojnë në fjalorin e kryeministrit dhe ndonjërit ministër të kabinetit qeveritar. Këta të fundit janë me ofru zgjidhje për secilën temë. Kujtojmë se kryeministri Haradinaj në vend që të fliste për rreziqet, iu përvesh punës për krijimin e ushtrisë, pa zhurmë e gjithnjë në koordinim me ShBA-të”.