Struktura e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit e ka marrë Ilir Metwn nën hetim zyrtarisht sa i takon lobimit me para të pista në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Fillimisht SPAK regjistroi procedimin me numër 122 pas kallëzimit që ish deputeti Halit Valteri referoi në këtë strukturë në 7 qershor 2022, teksa Meta dyshohet për veprat penale të korrupsionit pasiv dhe falsifikimit të formularëve.
Në materialin e referuar në SPAK kallëzoheshin Ilir Meta, bashkëshortja e tij Monika Kryemadhi, ish-deputeti Vangjel Tavo dhe Iraklis T. Fidetzis, administrator i kompanisë Dorelita Limited me seli në Qipro, përfshirë në skemën e lobimit në vitin 2017, për llogari të Metës dhe LSI, me para të padeklaruara.
Bëhet fjalë për disa kontrata lobimi të LSI-së në SHBA, me vlerë qindra mijëra dollërësh.
Zoti Iraklis ishte mandatuar nga Meta si “kumbari” për të rregulluar marrëdhëniet me SHBA-të, përmes lobingjeve, në mënyrë që ai dhe ish-Lëvizja Socialiste për Integrimin që ai drejtonte, të forconte imazhin në Amerikë dhe jovetëm.
Për ironi dhe për shkak se Meta akuzohet edhe për pastrim parash, ish-presidenti ka zgjedhur një kompani qipriote, shtet ky që është pwrmendur shpesh si një parajsë fiskale për pasuritë e shumë pushtetarëve shqiptarë dhe të huaj, të cilat i fshehin dhe i formalizojnw paratw, pikwrisht nw kwtw vend. Vetë Meta shpesh është akuzar se paratë e përfituar nga aferat korruptive i ka depozituar në bankat e Qipros.
Po kush është personi që ka kontraktuar Dorelita Limited për t’u fshehur? Në materialin kallëzues ngrihen dyshime se është pikërisht Ilir Meta, i lidhur me administratorin e kompanisë fantazmë Dorelita Limited, Iraklis T. Fidetzis.
“Personi që ka përfaqësuar Ilir Metën në kontratën e parë është Iraklis T. Fidetzis, po i njëjti person rezulton edhe në këtë kontratë si firmëtar, gjithashtu dhe pronar i shoqërisë Dorelita Limited.
Fakti se më datën 29 Prill 2017, pra një muaj pas kontratës së McKeon Group dhe Dorelita Limited shoqëria McKeon Group ka postuar në llogarinë e saj në Facebook foto të Ilir Metës me Hoëard Buck McKeon (pronari i kompanisë McKeon Group), gjë e cila fakton vazhdimin e marrëdhënieve midis Ilir
Dorelita Limited është shitur nga një pronar në një tjetër, një muaj para datës së lidhjes së kontratës në vlerë 1000 euro.
Shoqëria Dorelita Limited nuk rezulton të ketë staf punonjësish, por vetëm një individ, gjë e cila është e pamundur për një shoqëri që do të lidhë kontrata me vlera kaq të mëdha me mungesën e theksuar të stafit”, thuhet në kallëzim./Tema