Pak ditë më parë një 37-vjeçar në Greshicë të Mallakastrës, ka goditur me sende të forta pas koke të atin, duke e lënë të vdekur në vend, ndërsa më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.

Disa orë më pas Mariglen Muhametaj është arrestuar nga forcat e policisë, ndërsa në deklaratën që ka bërë para bluve, nuk është vënë re asnjë shenjë pendese.

37-vjeçari sipas policisë dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor, ndërsa kur është pyetur për ngjarjen, ai ka rrëfyer të gjitha detajet, por me një ftohtësi dhe qetësi, raporton për BalkanWeb gazetari Ervis Kuçi.

Aktualisht Mariglen Muhametaj është në pritje të masës së sigurisë për veprën penale ” vrasje në rrethana të tjera cilësuese’.