Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi njoftoi ditën e sotme shkarkimin e Gledis Nanos nga posti i Drejtorit te Pergjithshem të Policisë se Shtetit.
Ministri i Brendshëm tha se detyrat e Gledis Nanos do ushtrohen përkohësisht nga nëndrejtori i Policisë se Shtetit, Tonin Vocaj.
Gazeta Panorama.al ka mësuar se kush do te jete emri i drejtorit te ri te Përgjithshëm te Policisë se Shtetit.
Mësohet se ky post i është propozuar Muhamet Rrumbullakut, i cili aktualisht mban postin e Drejtorit te Agjencisë për Mbikëqyrjen Policore, ish-SHÇBA-ja.
Burime konfirmuan për Gazeten Panorama.al se Muhamet Rrumbullaku e ka pranuar ofertën për te qene Drejtori i ri i Policisë së Shtetit.
Burime bëjnë me dijes e zyrtarizimi i Muhamet Rrumbullakut do te jetë të mërkurën e ardhshme.