Aksidentet rrugore në muajin korrik kanë pësuar një rënie të ndjeshme krahasuar me vitin e kaluar. Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve përmes një njoftimi ka deklaruar se ky ka qenë viti me më pak aksidente në rrugë, referuar statistikave të 7-mujorit të parë.

Njoftimi i DPSHTRR:

🚦Analiza mbi Sigurinë Rrugore: Janar-Korrik 2022 🚘🚚🚶♀️🚴♀️🛵
🏆 REKORD POZITIV HISTORIK: Korriku 2022, muaji me më pak viktima në aksidente rrugore në historinë e automotorizimit 🇦🇱!
✔️Më pak aksidente rrugore nga drejtuesit nën 25 vjeç të mjeteve!
✔️Më pak aksidente rrugore me pasoja dhe më pak fatalitete!
✔️Më pak qytetarë të përfshirë në aksidente rrugore me pasoja!
LAJM I MIRË për uljen e numrit e aksidenteve rrugore për këtë 7-mujor referuar statistikave zyrtare!🙏
▫️686 aksidente rrugore gjatë periudhës Janar-Korrik 2022, 29% më pak krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2018, 13% më pak se në 2021-shin!
🟢Bilanci i muajit Korrik 2022 shënon rënie të konsiderueshme të numrit të viktimave nga aksidentet: vetëm 6 viktima në aksidentet rrugore ose 46% më pak viktima për 1 milion banorë në krahasim me mesataren mujore EU 27 🇪🇺 (2 viktima për 1 milion banorë)!
🕯🙏95 viktima në aksidente rrugore gjatë periudhës Janar Korrik 2022 ose 19.5% më pak krahasuar me 2021!
🚶♀️🚶Del në fokus nevoja për edukimin e të gjithë përdoruesve të rrugës, të cilët ndërveprojnë në zonat urbane, ku këmbësorët janë 45% e të përfshirëve në aksidente, rezultat që shpesh vjen nga pakujdesia e tyre ose nga mosrespektimi i rregullave të qarkullimit rrugor! 📈21,6% më shumë këmbësorë të përfshirë krahasuar me mesataren e vendeve të BE! 🇪🇺
👫🧍🏻♂️👭🧍🏼971 qytetarë të përfshirë në aksidentet rrugore gjatë Janar-Korrik 2022:
📉24% më pak krahasuar me të njëjtën periudhë me vitin 2018!
⬆️53% progres pozitiv në sigurinë rrugore për vitin 2022!
🛣Rreth 55% e aksidenteve rrugore në Shqipëri ndodhin në zonat urbane, 31% në rrugë rurale, 5% në autostradë dhe 9% në rrugë të tjera.
2 ➡️ indeksi i vdekshmërisë për 10.000 mjete, 46% më pak se viti 2018 dhe 26% MË PAK se viti 2021!
1.4 ➡️ indeksi i vdekshmërisë për 10.000 drejtues mjeti, 22% më pak se viti 2021!
🗣Bëjmë thirrje për të gjithë përdoruesit e rrugës: ZBATONI SINJALISTIKËN E QARKULLIMIT NË RRUGË! JETA E SECILIT PREJ NESH VLEN!🙏
👉Këto rezultate fantastike, kur përdoruesit e rrugës vetëm rriten, shtuar dhe fluksit tranzit sezonal, ndërsa aksidentet rrugore ULEN, PROVOJNË se ky SUKSES s’do qe i mundur pa faktorët e mëposhtëm:
📣Edukimi e ndërgjegjësimi më i mirë!
🛂Kontrolli rrugor e masat më të forta!
📚Leje Drejtimi më të merituara!
🔍Mjete rrugore më të sigurta!
🛣Rrugë dhe sinjalistikë më e mirë!