Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me ndarjen nga jeta në moshën 90-vjeçare të shkrimtarit dhe skenaristit Nasho Jorgaqi.

Përmes një postimi në Facebook Rama ka shpërndarë një foto bardh e zi të shkrimtarit me mbishkrimin “lamtumirë”.

Jorgaqi është autor botimesh letrare, skenarësh filmash, përkthimesh dhe botimesh shkencore.

Nga krijimtaria e tij e gjerë përmendim veprat: “Dashuria e Mimozës”,” Ëndrra dhe plagë”, “Tomka”, “Antologji e mendimit estetik shqiptar”, “Larg dhe afër”, “Mërgata e qyqeve”, “Estetika e fjalës shqipe”, “Portrete dhe gjurmime” etj. Ai është shterues i gjthë veprimtarisë letrare te Nolit me veprën madhore, shumëvëllimshe, “Udhëtim me Fan Nolin”.