Ledri Vula dhe Sara Hoxha janë një ndër çiftet më të pëlqyer dhe të komentuar në showbizin shqiptar. Ata shpesh pyeten nga ndjekësit dhe jo vetëm se kur kanë në plan për të zgjeruar familjen.

Reperi Ledri e ka treguar haptazi dëshirën e tij për të pasur një tjetër fëmijë e për ta bërë Poemën me motër ose vëlla.

“Unë jam një fëmijë i vetëm, nuk kam vëlla ose motër aq sa është e mirë aq nuk është e mirë…”, ka thënë Ledri Vula më herët.

Së fundmi ai ka dhënë një intervistë për “Era Verë” dhe nuk kishte si të ndodhte ndryshe, pra nuk mund t’i shpëtonte pyetjes për një tjetër fëmijë.

“Kur të jetë e shkruar, me qejf që sonte”, u përgjigj Ledri.