Ukraina ka bërë të ditur se do të evakuojë dy të tretat e banorëve nga zonat që kontrollon në rajonin lindor të Donetskit për shkak se njerëzit nuk do të jenë në gjendje të qëndrojnë ngrohtë mes infrastrukturës së dëmtuar nga lufta.

“Qeveria planifikon të evakuojë rreth 220 mijë njerëz nga rreth 350 mijë duke përfshirë 52 mijë mijë”, tha zëvendëskryeministrja Iryna Vereshchuk në një konferencë shtypi.

Në fund të muajit të kaluar Ukraina njoftoi evakuimin e detyrueshëm të njerëzve nga rajoni i Donetskut, i cili ka qenë skena e luftimeve të ashpra me Rusinë, për të shpëtuar jetë civilësh, raportoi Reuters.

Edhe pse autoritetet e përshkruajnë evakuimin si “të detyrueshëm”, banorët mund të tërhiqen duke plotësuar një formular që deklaron qëllimin e tyre për të qëndruar.