Imazhi i presidentit francez Emmanuel Macron në një “Jet Ski”, pas thirrjes së tij drejtuar qytetarëve francez për të “kursyer energjinë” ka nxehur debatet në Francë. Ligjvënësit dhe përdoruesit e mediave sociale e akuzuan presidentin si “me dy fytyra”.
Situata po përkeqësohet në Evropë për shkak të temperaturave rekord për shkak të ndryshimeve klimatike. Thatësirat po prekin rëndë prodhimin e energjisë dhe bujqësinë, ndërsa shtretërit e lumenjve po thahen në të gjithë Evropën. Kjo tregon se vende si Franca , Spanja, Italia dhe Holanda përballen me rrezikun e mungesës së ujit. Udhëheqësi 44-vjeçar u fotografua duke pushuar në Fort de Brégançon në bregdetin e Mesdheut jo shumë kohë pas fjalimit të tij të pasionuar mbi ruajtjen e energjisë.
Macron, i cili ishte me pushime me gruan e tij në Mansionin Riviera, hyn në det, bëri banja dielli dhe me sa duket nuk hoqi dorë nga zakonet e tij të vjetra pavarësisht thirrjes së tij dhe kaloi shumë kohë në “Jet Ski”
Presidenti francez , i cili më parë ka bërë bujë për zgjedhjen e tij të argëtimit gjatë pushimeve, ka zemëruar edhe një herë ekologët pasi u fotografua duke kaluar me shpejtësi nëpër ujërat e Mesdheut me një motor uji që konsumon dukshëm më shumë benzinë për kilometër se një makinë mesatare. .. ndërsa zjarret rrënojnë Francën.
Sipas rregullave të Elysees, ministrat duhet të bëjnë pushimet e tyre në “një destinacion të përputhshëm me ushtrimin e përgjegjësive të tyre”, brenda një fluturimi dy orësh nga kryeqyteti në rast se kërkohet prania e tyre urgjente.
Macron, i cili u rizgjodh për pesë vjet të tjera në postin kryesor të Francës pranverën e kaluar, është ende duke kryer detyrat presidenciale në mes të seancave për nxirje në diell.
Duke njoftuar se Austria, Gjermania, Greqia, Polonia dhe Rumania kanë ardhur për të ndihmuar në luftimin e zjarrit në Francë, lideri Emmanuel Macron shpreh “Solidariteti europian në punë”. Postimin ai e bëri në Twitter.
Në komentet e shkruara në rrjetet sociale, për Macron janë përsëritur shprehjet ‘kriminel’ dhe ‘ekohipokritik’. Francezët gjithashtu komentuan se Emmanuel Macron nuk e kupton ndryshimin e klimës.