Dy të rinj janë vënë në pranga në Tiranë nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, pasi është konstatuar se në mjetin e tyre kishin një sasi të caktuar lëndë narkotike, kanabis.
Të arrestuarit janë një 21 vjeçar dhe një 19-vjeccare që udhëtonte me të në pozicionin e pasagjeres, por që është ndaluar për moskallëzim të krimit.
“M. K., 21 vjeç, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasen A. L., 19 vjeçe, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”. Shërbimet e Policisë, në rrugën “Sokrat Miho”, kanë ndaluar automjetin me drejtues shtetasin M. K. dhe pasagjere shtetasen A. L. Gjatë kontrollit të çantës së dorës së shtetasit M. K., gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një sasi të vogël lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa, për të cilën dyshohet se shtetasja A. L. ka patur dijeni dhe nuk ka kallëzuar krimin”, njofton policia.