Gruaja britanike që vrapoi e mbuluar me gjak, duke bërtitur “më ndihmoni”, pasi i dashuri i saj Ricky Bibey vdiq në një dhomë hoteli në Itali, ishte viktimë e abuzimit fizik.
Agjentja e pasurive të patundsme, Jennie Platt u dërgua me urgjencë në spital dhe iu nënshtrua 3 operacioneve pasi u dhunua nga ylli i rugby, i cili dyshohet se vdiq nga një atak në zemër në dhomën e hotelit me 5 yje në Firence.
Friends of Jennie say 6ft 3in Mr Bibey (pictured), who weighed 17 stones, subjected her to the vicious assault after they returned to their luxury hotel in the early hours following a night of heavy drinking in the Italian city
Miqtë e 44-vjeçares, nënën e 2 fëmijëve, thanë se Jennie u dhunua nga sportisti pasi u kthyen në hotelin e tyre luksoz në orët e para të mëngjesit të 16 korrikut.
Hetuesve iu është dashur të presin më shumë se 1 javë për të biseduar me Jannie, e cila vetëm tani ka dalë nga spitali, por që ndodhet nën kujdes të vazhdueshëm mjekësor.
The mother-of-two, 44, suffered extensive injuries and could not speak to police for a week while she underwent medical treatment in an Italian hospital
“Jennie është e shkatërruar. Ajo ishte viktimë e një sulmi tronditës dhe të dhunshëm në dhomën e hotelit nga burri me të cilin kishte një lidhje afatgjatë. Ajo është një grua e fortë që drejton një biznes të suksesshëm dhe po përpiqet dëshpërimisht të përballet me atë që i ka ndodhur dhe veprimet e Ricky përpara se të ndërronte jetë”, thanë miqtë e saj për Daily Mail.
Më pas shtuan: “Ajo ka bërë gjithçka që mundet për të ndihmuar autoritetet italiane për të zbuluar se ç’ndodhi atë natë, duke folur si dëshmitarë dhe viktimë e një dhune në familje. Jennie ka qenë me Ricky për tre vjet. Ata shkuan në Firence për pushime dhe Ricky ishte përballur me probleme të shëndetit mendor kohët e fundit, gjë që u theksua shumë në gjashtë muajt e fundit. Ky udhëtim kishte për qëllim ta kthente në rrugën e duhur, por përfundoi në tragjedi. Ata kishin dalë atë mbrëmje dhe u kënaqën në Firence. Jennie është me fat që është me ne. Ajo ka pësuar lëndime të rënda, përfshirë në sy dhe aktualisht është në karrige me rrota.”
Sipas autopsisë ai vdiq nga një atak në zemër dhe megjithëse rezultatet e toksikologjisë ende nuk janë konfirmuar, policia thotë se kishte konsumuar kokainë dhe alkool, të cilat kanë shkaktuar vdekjen e tij.“Jennie i ka shpjeguar policisë se natën që Ricky vdiq, ai ishte plotësisht jashtë kontrollit dhe se e kishte dhunuar atë”, tha avokati i saj.