Një tjetër lajm për Cristiano Ronaldon, sërish në lidhje me të ardhmen e tij larg anglezëve të Manchester United.
Tani raportohet se menaxheri i tij, Jorge Mendes, po tenton ta transferojë yllin portugez te Marseille që rivalizon me PSG për titullin kampion dhe merr pjesë në Champions League.
Sigurisht një marrëveshje nuk është e lehtë, nisur nga paga 17 milionë euro që Ronaldo merr. Portugezi do t’i ulë pretendimet financiare dhe mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë.