Milan sheh t’i rrëshqasë nga duart një tjetër objektiv. Pasi dështoi disa herë në këtë merkato, së fundmi mësohet se Renato Sanches nuk do firmosë në Milano.Sipas asaj që shkruan L’Equipe, gara për firmën e mesfushorit të Lille është fituar nga PSG. Parisienët kanë arritur një marrëveshje me klubin që ka kartonin e lojtarit.Në bazë të asaj që shkruhet, kampionët e Francës do derdhin në arkat e Lille plot 15 milionë euro. Dëshira e vetë Sanches për të qenë pjesë e ekipit të Galtier ka qenë vendimtar në tratativa.

Klubi nga Milano duhet të fokusohet në objektiva të tjera, me merkaton që është akoma e gjatë.