Nisur nga rritja e numrit të qytetarëve të prekur nga Covid19, Ministria e Shëndetësisë i bën sërish thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, posaçërisht në këtë periudhë të rritjes së kontakteve, për shkak të lëvizjeve përgjatë sezonit veror.
Çdo person mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Gjithashtu MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar, që të drejtohen në qendrat shëndetësore, për t’u vaksinuar me dozën përforcuese.
Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.
Nëse keni shenja të sëmundjes apo keni patur kontakt me një person të prekur nga Covid19, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 2243 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 979 qytetarë, në këto bashki:
344 në Tiranë, 74 në Durrës, 67 në Fier, 42 në Sarandë, 36 në Lushnje, 27 në Vlorë, nga 26 qytetarë në Berat, Elbasan, nga 23 qytetarë në Shkodër, Lezhë, nga 18 qytetarë në Kavajë, Korçë, 17 në Kamëz, nga 15 qytetarë në Shijak, Divjakë, 14 në Gjirokastër, 13 në Pogradec, nga 12 qytetarë në Kurbin, Himarë, nga 10 qytetarë në Vau i Dejës, Mallakastër, nga 9 qytetarë në Vorë, Kuçovë, Prrenjas, nga 8 qytetarë në Krujë, Delvinë, Devoll, nga 7 qytetarë në Malësi e Madhe, Mirditë, nga 6 qytetarë në Patos, Maliq, Librazhd, nga 5 qytetarë në Roskovec, Skrapar, nga 4 qytetarë në Tropojë, Rrogozhinë, Gramsh, nga 3 qytetarë në Kukës, Selenicë, Tepelenë, Dimal, Poliçan, Peqin, nga 2 qytetarë në Has, Dibër, Mat, Këlcyrë, Kolonjë, nga 1 qytetar në Pukë, Bulqizë, Përmet, Belsh.

Janë 7,706 qytetarë aktivë me Covid19 në gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po amarrin trajtim 29 pacientë. Në 24 orët e fundit ka një humbje jete me Sars-Cov2: një qytetar nga Saranda 64 vjeç.
Janë shëruar 993 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 303,304 që nga fillimi i epidemisë.