Ka kaluar një vit nga konferenca për shtyp e lamtumirës së Lionel Messit nga Barcelona. Pas 12 muajve dhe një sezoni të kaluar në Paris me fanellën e PSG-së, në Spanjë janë akoma të bindur që argjentinasi mund të rikthehet në Katalonjë.
Pas fitores 5-0 në javën e parë të kampionatit, ku shënoi një dygolësh, “pleshti” përfitoi nga dita e pushimit për tu kthyer në Barcelonë dhe menjëherë nisën spekulimet.
Sipas asaj që shkruan “Mundo Deportivo”, në lidhje me lajmet e fundit që flasin për kontakte me Barçën, Leo dhe agjentët e tij i kanë mohuar kategorikisht, duke theksuar se nuk ka pasur asnjë bisedë as me presidentin Laporta dhe as me të dërguarit e tij.
Ndonëse në fund të këtij sezoni skadon kontrata e tij me PSG-në, Messi nuk do të rikthehet në “Camp Nou”.