Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi ka përgëzuar Policinë e Shtetit për arrestimin e Arsen Muskurtit i cili vrau vëllain dhe kunatën e tij.
Çuçi thotë se institucioni që drejton është i vendosur për të goditur krimin.
“Përgëzime Policisë së Tiranës që në kohë rekord arrestoi autorin e dyshuar të ngjarjes së rëndë me dy jetë të humbura. Të vendosur për të goditur krimin, me bindjen se vetëm kështu krijojmë siguri për shoqërinë dhe nuk vëmë në rrezik të ardhmen tonë”, shkruan Çuçi.
Home Lajme Aktualitet Ministri Çuçi: Përgëzime policisë që arrestoi autorin e vrasjes së dyfishtë, të...