Ministria e Jashtme mohon të ketë marrë ndonjë note nga Ambasada ruse për 2 shtetasit e kapur në Gramsh.
Ndryshe nga çfarë pretendon ambasada ruse, deri në këto momente Ministria, e kontaktuar nga Euronews Albania, thotë se nuk ka asnjë shkresë zyrtare.
Ambasada ruse ka reaguar për Euronews Albania për incidentin që ndodhi në Gramsh dy ditë më parë, duke sqaruar se nuk ka marrë informacion nga autoritetet zyrtare shqiptare lidhur me ndalimin e shtetasve rusë të dyshuar për infiltrim.
Dy shtetas rusë dhe një ukrainas u arrestuan të shtunën pasi tentuan të hyjnë në depon e armatimit në Gramsh duke sulmuar dy nga ushtarët që ruanin zonën.