Partia Demokratike dhe një organizatë publike në Rusi kanë të njëjtën logo. Nuk dihet nëse kjo është rastësi, por vihet re se një organizate publike që përfaqëson interesat e bizneseve private ruse, “Business Russia”, e ka logon thuajse të njëjtë me Partinë Demokratike aktualisht, dhe identike me Partinë Demokratike kur kryetar i saj ishte Lulzim Basha.
Organizata “Business Russia”, e përkrahur nga presidenti rus Vladimir Putin për të përmirësuar klimën e biznesit në Rusi, është themeluar në vitin 2001, ku ka marrë edhe logon në fjalë. Partia Demokratike, nga ana tjetër, e mban këtë logo që në vitin 1990 kur u themelua.
Nuk dihet nëse “Business Russia” ia ka vjedhur logon PD-së, apo nëse ka diçka përtej kësaj rastësie të çuditshme, përveçse, i njëjti burim ku grafistët kanë marrë template-in e logos. Pasi në mars 2022 Gjykata njohu Kuvendin e 11 dhjetorit, të thirrur nga Sali Berisha, ky i fundit riktheu logon klasike të PD-së. Vendimi i gjykatës u ankimua nga Enkelejd Alibeaj, por ende nuk është marrë një vendim nga Gjykata e Apelit. (Shqiptarja.com)