Ilir Meta iu bën thirrje gazetarëve të ngrenë zërin ndaj arrogancës dhe papërgjegjshmërisë.
Ai ka shpërndarë në “Facebook” një shkrim të gazetares Beti Njuma, e cila kritikon kryeministrin Edi Rama për qendrimin e tij për ngjarjen e Himarës.
“Të gjithë gazetarët e pavarur të ngrenë me forcë zërin dhe të reagojnë ndaj arrogancës dhe papërgjegjshmërisë që po varfëron dhe po i vret shqiptarët!
Kjo analizë e gazetares, Beti Njuma, një zë i fortë, i pavarur dhe autoritar në media, është edhe një ftesë për kolegët e saj për t’i thënë troç të vërtetat që i shohim, i prekim dhe i ndjejmë çdo ditë!
Për Lirinë dhe Pavarësinë e medias të gjithë jemi bashkë në aleancë kundër këtij regjimi”- shkruan Meta.
Tani të bëjë moral Ilir Meta, është e tepërt.
Zyrtarisht si president i vendit ai ka kërcënur gazetën TemA dhe botuesin e saj, duke paralajmëruar se duhet të ndjehen të tmerruar kur të vijë ai në pushtet.
Zëdhënësi i tij Tedi Blushi është kthyer në një qen gjahu për çdo gazetar që kritikon Ilir Metën.
Te vetmit që adhuron Ilir Meta, janë Çim Peka për nga format e trupit dhe Fahri Balliu për nga forma e të menduarit, sidomos për Sigurimin e Shtetit.