Ajo është 49 vjeçe dhe nënë e katër fëmijëve. Është e bukur, sensuale dhe një nga emrat më të spikatur të pasarelave botërore.
Bëhet fjalë për Heidi Klum, e cila duket se ka bërë një pakt me djallin që bukuria e saj mbetet e pandryshuar.
Së fundmi modelja ka gjetur një mënyrë origjinale për të sensibilizuar njerëzit të përdoin krem kundra diellit. Për ta bërë këtë ajo është shfaqur topless, e lyer vetëm me SPF.
“Një ditë tjetër e nxehtë. Mos harroni të përdorni kremin tuaj kundër diellit ”,-shkruan Heidi krahas fotos provokuese.
Kujtojmë që disa javë më parë ish-modelja e Victoria Secrets, festoi tre vjetorin e martesës me burrin e saj 17-vjet më të ri, Tom Kaulitz.
Më herët duke bërë shaka për burrin e saj në emisionin “Daily Pop” të E!, supermodelja tha me shaka, “Unë thith gjakun e tij të ri, kjo është ajo që po bëj. Si një vampir.”