Rusia ka bërë thirrje sërish për një takim të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për të diskutuar situatën e tensionuar në centralin bërthamor të Zaporizhias, në Ukrainën jugore.
Rusia ka kërkuar një takim të Këshillit të Sigurimit të martën, thanë burime diplomatike.
Moska e justifikoi kërkesën me bombardimet dhe sulmet e vazhdueshme nga forcat ukrainase në central. Kievi dhe Moska akuzojnë njëri-tjetrin për sulmin ndaj kompleksit të gjerë.
Rusia pushtoi Ukrainën gati gjashtë muaj më parë. Njësitë ruse pushtuan centralin bërthamor të Zaporizhias në fillim të muajit mars.
Me gjashtë reaktorët e saj dhe një prodhim neto prej 5,700 megavat, Zaporizhia është centrali më i madh bërthamor në Evropë.
Në vitin 1986, aksidenti më i rëndë bërthamor në tokën evropiane ndodhi në centralin bërthamor të Çernobilit në Ukrainë.