Moti me vranësira dhe reshje shiu ka përshkuar vendin por pa sjellë probleme në qarkullimin e akseve nacionale.

Autoriteti Rrugor Shqiptar vazhdon punën në terren për pastrimin e akseve nga rënia e gurëve, e materialeve/inerteve për shkak të reshjeve të dendura të shiut.

Në një postim në faqen zyrtare Autoriteti Rrugor Shqiptar, informon se ka patur rënie të inerteve në aksin rrugor Elbasan-Rogozhinë-Peqin, Berat-Çorovodë, Skurraj-Peshkopi, Vaudejes-Kukës.

ARRSH bën të ditur se, kontraktorët e mirëmbajtjes janë në terren për pastrimin e akseve dhe qarkullimi kryhet normalisht.

“Mot me vranësira dhe reshje shiu ka përshkuar vendin por pa sjellë probleme në qarkullimin e akseve nacionale. Kontraktorët e mirëmbajtjes kanë qenë në terren për pastrimin e akseve nga rënia e gurëve, e materialeve/inerteve apo e pemëve në trup të rrugës si në Elbasan-Rogozhinë-Peqin. Vazhdon puna në segmentet: Berat-Çorovodë, Skurraj-Peshkopi, Vaudejes-Kukës dhe në Vermosh, ku reshjet kanë qenë më të dendura. Qarkullimi kryhet normalisht në të gjitha akset”, thuhet në njoftim.