Edhe miliarderi Elon Musk duket se është rreshtuar në krah të kundërshtarëve të ish Presidentit të SHBA Donald Trump.

Në një postim në Twitter, Musk shkruan “që të jetë e qartë, unë mbështes gjysmën e majtë të Partisë Republikane dhe gjysmën e djathtë të Partisë Demokratike.

Komenti i tij vjen teksa rritet numri i përfaqësuesve të Republikanëve që po humbasin garat në zgjedhjet paraprake në shtetet amerikane dhe në fitore po triumfojnë kandidatët e mbështetur nga Donald Trump.

Ndërkohë që pas kontrolleve të FBI në rezidencën e Trump analistët kanë thënë se ish-presidenti është përpara një rikandidimi të sigurt për Shtëpinë e Bardhë në zgjedhjet e vitit 2024.