Ministrja e Infrastruktures dhe Energjise Belinda Balluku ka lajmeruar se me vendimin e Keshillit te Minsitrave kete te merkure jane liruar nga dertyra dy zevendesministra, Ardi Veliu dhe Dallëndyshe Bici.

Ardi Veliu pas shkarkimit nga posti i Drejtorit te Përgjithshem te Policise, u emërua si zv.minister i Infrastruktures, ndërkohë që diten e sotme eshte liruar nga ky funksion.
Ndersa, Dallëndyshe Bici, ish Drejtoresha e IKMT-se, pasi u be pjese e listes se Partise Socialiste dhe nuk arriti te siguroje nje mandat ne Parlament, iu caktua posti i zv.ministres se Mbrojtjes.

Ditet e fundit ajo ishte ‘imazhi’ i Ministrise se Mbrojtjes per perballjen me situaten e zjarreve ne vend.

Por Belinda Balluku tha se dy “kuadrot” e Qeverise Rama, nuk do mbeten “pa gjë”, por do kene detyra te reja ne vijim.

“Lirimi nga detyra i zv ministrit të Infrastrukturës Ardi Veliu dhe lirimi nga detyra i zv ministres së Mbrojtjes Dallëndyshe Bici. Do kenë detyra të reja në vijim”, tha Balluku.