Edhe pse karburantet në bursë po kuotohen në nivelet e para luftës në Ukrainë, Bordi i Transparencës ka vendosur që ta mbajë mbi 200 lekë/ litrin e naftës. Mësohet se gjatë ditës së sotme, Bordi është mbledhur duke e ulur çmimin e naftës me vetëm 1 lek. Nga 221 lekë/ litri që shitej deri më tani, nga pasditja e sotme do të shitet me 220 lekë/ litri.

Ndërkoihë, benzina do të shitet me 199 lekë/ litri nga 207 lekë/ litri që shitej deri më tani.

Gazi ka mbetur i pandryshuar në 81 lekë për litër.

Çmimet e karburanteve janë ulur ndjeshëm gjatë ditëve të fundit në bursa, të cilave Bordi thotë se i referohet, megjithatë qytetarët shqiptarë janë të privuar nga kjo ulje pasi ajo nuk reflektohet në çmimet e tregut vendas për arsye të gjithëditura tashmë.