Rama: Ushtrimi i sovranitetit në të gjithë territorin bazuar në marrëveshjen e dakordësuar mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel, nuk është një e drejtë vetëm, por një detyrë e e Kosovës. E mbështes 100% qeverinë e Kosovës në këtë pikë, nuk kam asnjë dilemë. Ashtu sic përgëzoj Kurtin për sensin e vetëpërmbajtjes dhe dëgjimin e aleatëve që sygjeruan një shtyrje 30 ditore.
Unë them të kundërtën këto situata nuk tregojnë që Ballkani I Hapur është I gabuar, nuk tregojnë se qasja jonë ndaj Serbisë është e panevojshme, këto situata tregojnë pse në kemi nevojë për këto, pse Kosova duhet të ulet në tryezën e Ballkanit tw Hapur. Kur vjen puna që gjërat të shkojnë në thikë, ka dy rrugë një ajo e kthimit pas dhe e luftës, dhe rruga tjetër ndërtimi i paqes.
Mos prisni të kem një opinion tjetër Na duhet të punojmë edhe më shumë kokëfortësisht për paqen, për rrugë ndërveprimesh që na japin mundësinë të kuptojmë se nuk jemi dy palë qënie. Fëmijëve t’iu lëmë një hapsirë paqe, jo një zonë me mina.
Me presidentin e serbisë marrëdhënia miqësore nuk më pengon të ndahem aty ku nuk jemi dakord. Spanja ka arsyet e veta që ta lexojë sic e lexon marrëdhënien me Kosovën, por kjo nuk e pengon të thotë se jemi për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës. Nuk jetojmë në shek. XIX. Kjo që ndodh në Rusi duhet të na bëjë t’I thërrasim mendjes fort. Rrugën e paqes dhe të luftës, në situata si kjo I ndan një fije peri. Qeveria e Kosovës ka bërë gjënë e duhur. Fqinjët nuk i zgjedhim.
Fqinjët nuk I zgjedhim dot, Serbia është aty, Kosova aty në këtu. Tani dy rrugë ka, o të përsërisim c’kemi parë në të shkuarën o të ndërtojmë këtë tjetrën. Unë do përpiqem për të dytën dhe historia do më japë të drejtë mua.