Plot 6 gola, spektakël, duele të forta fizike dhe emocione pafund. Sfida mes Newcastle dhe Manchester Cityt, e zhvilluar në St. James Park, ishte një klasike, me dy skuadrat që morën nga një pikë pas barazimit 3-3.

Nje ndeshje e bukur qe ka nisur menjehere me gol dhe eshte shenuar nga besniku i Guardiola-s, Gundogan!

Por, per te pare golin duhet te shohim aksionin dhe te admirojme Bernardo Silva. Nje manover spektakolare e portugezit teksa City mbush zonen, terheq mbrojtesit dhe leshon keshtu hapesiren e lire per gjermanin…

Megjithate, “qymyrxhinjte” reagojne dhe e bejne me personalitet, shpejtesi dhe ritem! Te frymezuar nga Saint-Maximin, qe eshte nje shigjete ne krah, ne fillim Almiron dhe me pas Willson brenda 10 minutash do te permbysin ekipin e Pep Guardiola-s.

45′ e para jane fantastike dhe do te jene gjithashtu edhe 45′ te dyta, ku skuadra e Cityt do te perpiqet te permbyste kete rezultat ose do te ndaloje per here te pare kete sezon ne Premier League.

Në pjesën e dytë, Manchester City do të pësonte sërish. Kieran Trippier realizon një supergol nga goditja e dënimit, për të cuar shifrat në 3-1.

Manchester City nuk u shokua dhe mori kontrollin e lojës, duke arritur të barazojë shumë shpejt rezultatin. Fillimisht, ishte Haaland ai që shënoi për të cuar shifrat në 3-2, ndërsa Benardo Silva, barazoi gjithcka në 3-3 pas një asisti perfekt nga De Bruyne. Sfida u mbyll e barabartë, me dy skuadrat që ndajnë nga një pikë.