Pushtimi i Rusisë në Ukrainë ka detyruar miliona njerëz të marrin armët kundër forcave ushtarake të Vladimir Putinit, por të tjerët po luftojnë në mënyra më pak konvencionale. Vajza që shihni në foto, quhet Anastasiya Baydachenko dhe është njëra mes tyre.
Vajza ukrainase po përdor faqet pornografike dhe të lojërave të fatit për të treguar rusëve të vërtetën rreth luftës së Putinit në Ukrainë.
Ajo është shefja ekzekutive e Byrosë së Reklamave Interaktive (IAB) të Ukrainës dhe duke folur për “Business Insider“, tha se reklamimi në këto faqe kishte kuptim sepse ishte i lehtë dhe i përballueshëm dhe rrit mundësinë që rusët dhe bjellorusët t’i shihnin ato.
Pavarësisht se i mungonte një sistem gjurmimi për të vlerësuar efektivitetin, ajo besonte se rreth 80% e reklamave arritën te rusët dhe bjellorusët.
“Faqet për të rritur dhe ato të lojërave të fatit kanë një audiencë ruse dhe platformat e reklamave mund të na e shesin këtë trafik”.
Megjithëse shtrirja nuk ishte shumë domethënëse, “është një mjet më shumë” që nuk duhet të hidhet poshtë, tha Bajdaçenko.
“Ne besojmë fuqimisht se duhet të përpiqemi t’u japim mesazhe të vërteta atyre që kanë qenë nën propagandë shtetërore për dekada”.
Baydachenko tha se përdorimi i faqeve pornografike ishte një mënyrë e mirë për të arritur tek rusët, por nuk përjashtoi platformat shumë më të mëdha të operuara nga Meta dhe Google edhe nëse politikat e tyre më të rrepta e bëjnë më të vështirë për ta bërë këtë.