Presidenti ukrainas Volodymir Zelensky, në një adresim të vetëm pak orëve më parë, u shpreh se lufta në Ukrainë filloi me Krimenë dhe duhet të përfundojë me çlirimin e saj.
“Krimeja është ukrainase dhe ne kurrë nuk do të heqim dorë nga ajo”, u shpreh ai.
Zelensky, foli vetëm disa orë pasi një varg shpërthimesh goditën një bazë ajrore ruse atje, ku mbeti i vrarë vrarë një person.
Rusia ka minimizuar shpërthimet dhe një këshilltar i lartë ukrainas mohoi se Ukraina ishte përgjegjëse.
Krimea është zyrtarisht pjesë e Ukrainës, por u aneksua nga Rusia në vitin 2014 pas një referendumi të cilin komuniteti ndërkombëtar e sheh si të paligjshëm.
Dhe shumë ukrainas e shohin këtë si fillimin e luftës së tyre me Rusinë.
Të martën, një seri shpërthimesh tronditën bazën ushtarake Saky pranë Novofedorivka, në perëndim të Krimesë, e cila është pranë vendpushimeve bregdetare të njohura nga turistët rusë.
Ministria ruse e mbrojtjes këmbënguli se shpërthimet ishin për shkak të municioneve që kishin shpërthyer në një depo – edhe pse kjo nuk është verifikuar në mënyrë të pavarur.