Erling Haaland ka rrëmbyer menjëherë skenën në Angli, fillimisht përfundoi në qendër të kritikave pas një sfidë të dobët kundër Liverpool, por situata ndryshojë shpejt pas dopjetës kundër West Ham. Pep Guardiola është i bindur se Haaland mund të shndërrohet në golashënuesin më të mirë të gjithë kohërave, ndërsa nuk nguroi as të bëjë batuta me gazetarët të cilët vijojnë ta pyesin pafund për norvegjezin:
“Unë nuk fle me Haaland, nuk jetoj në një shtëpi me të, kështu që nuk e di se si e përballon presionin. Në stërvitje shoh që ai është i qetë. I tillë ishte pas Liverpoolit, njësoj edhe pas Ëest Ham-it.
Në momentin që nuk shënon gola të gjithë do të thonë që nuk është lojtar i mirë. Duket sikur do të ndodhë fundi i botës, në situata të këqija gjithçka shkon keq. Por duhet të jesh i qetë në momente të tilla dhe skuadrat më të mira ia dalin ta ruajnë pozitivitetin.
Haaland është një sulmues i madh. Nëse shihni statistikat e sulmuesve më të mëdhenj të historisë dhe golat që kanë shënuar në moshën e tij, atëherë Haaland është më i miri.
Unë do ta inkurajoj atë të jetë një lojtar më i mirë, të bëhet finalizues më i mirë. Erling duhet të mendojë: ‘Sot do të jem më i mirë se dje’. Ai ka aftësinë për të qenë një nga golashënuesit më të mirë të të gjitha kohërave”, deklaroi Guardiola përpara sfidës me Bournemouth duke shtuar ndër të tjera se asnjë në radhët e Man.City nuk dëshiron që Bernardo Silva të largohet.