Ish-presidenti i SHBA-së Barak Obama feston sot 61-vjetorin e lindjes. Një ndër urime më të veçanta ishte ai i bashkëshortes së tij, Michelle Obama, në rrjetet sociale.
“Gëzuar ditëlindjen i dashuri im! Jeta me ty thjesht po përmirësohet çdo vit. Ti më bën gjithmonë krenare. Të dua”, ka shkruar ajo krahas imazhit ku ish-presidenti shfaqet shumë i ri”, shkroi Michele, ndërsa bashkëngjiti disa foto të Obamës ndër vite.
Poshtë postimit të saj në rrjetet sociale shpërthyen komentet pozitive për Barak Obamën, disa prej të cilëve kërkonin që ai të bëhej serish president i SHBA-së. Familja Obama do të festojë 30 vjetorin e martesës në tetor.