Erërat e forta në Delaware të Britanisë, bënë që nëpër shumë plazhe çadrat të fluturojnë në ajër së bashku me një sasi të madhe të rërës.
Pushuesi Shane Mannix ka kapur momentin kur në plazhin Bethany derisa po binte shi dhe erërat e forta frynin, çadrat fluturonin në të gjitha anët, transmeton Telegrafi.
Madje shumë pushues shihen duke vrapuar në plazh, për të shmangur rërën që u fluturonte mbi kokë dhe rrezikoheshin të goditen nga çadrat.
Një përdorues i rrjeteve sociale, këto pamje i ka cilësuar si “apokaliptike”. E sipas dëshmitarëve, ky mot i ligë u “shfaq” nga askund – duke i zënë në befasi pushuesit.
Plazhi Bethany gjendet pranë një qyteze në Sussex dhe ka një popullsi prej 1 mijë banorëve e gjatë sezonit të verës vizitohet nga më shumë se 15 mijë të huaj.
Crazy storm that came out of nowhere! Umbrellas went flying. hoping no one got hurt #bethanybeach #seacolony pic.twitter.com/waEZhFF82w
— hbcarter (@hbcarter) August 5, 2022