Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg do të takohet me Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç më 17 gusht 2021.
Sekretari i Përgjithshëm dhe Presidenti do të japin një konferencë të përbashkët për shtyp në selinë e NATO-s pas takimit të tyre.
Konferenca për shtyp do të mbahet në orën 15:30. Në të njëjtën datë, po në 17 gusht, Stoltenberg do të presë në një takim edhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Pas takimit, të dy do të japin një konferencë të përbashkët për mediet. Mësohet se konferenca do të mbahet në orën 17:00.
Sakaq, kujtojmë se më 18 gusht Kurti dhe Vuçiç do të takojnë në Bruksel përfaqësuesin e Lartë të BE-së për Politikën e Jashtme, Josep Borrell.
Ky i fundit ka thënë se në takim do të diskutohet për rrugën përpara ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, raporton abcnews.al.
Takimet do të mbahen pas tensioneve në veri të Kosovës për shkak të reciprocitetit për targat.