Ish-presidenti amerikan Donald Trump i ka kërkuar një gjyqtari të pezullojë hetimin e departamentit të drejtësisë për dosjet që FBI-ja sekuestroi nga shtëpia e tij në Mar-a-Lago.

Trump përgatiti padi kundër departamentit të drejtësisë, përmes të cilës ekipi i tij ligjor kërkoi që të caktohej një avokat i pavarur për të mbikëqyrur dokumentet që agjentët e FBI-së morën në fillim të këtij muaji. Njëmbëdhjetë grupe dosjesh të klasifikuara u morën nga shtëpia e zotit Trump në Florida më 8 gusht, sipas FBI-së. Trump po hetohet për keqpërdorim të mundshëm të dokumenteve.

Presidentët amerikanë duhet t’i transferojnë të gjitha dokumentet dhe e-mailet e tyre në një agjenci qeveritare të quajtur Arkivi Kombëtar – dhe FBI po heton nëse Trump i ka trajtuar në mënyrë “të pahijshme” të dhënat duke i çuar ato nga Shtëpia e Bardhë, në Mar-a-Lago, pasi u largua nga detyra në janar të vitit 2021 . Ai mohon çdo keqbërje dhe thotë se materialet në shtëpinë e tij ishin të deklasifikuara.

Në dokumentin prej 27 faqesh të depozituar në një gjykatë në Florida, ekipi ligjor i Trump-it akuzon hetimin e departamentit të drejtësisë se do të kërkojë dokumente të dobishme politikisht ose të mbështesië përpjekjet për të penguar Trump-in që të kandidojë përsëri si president.
“Presidenti Donald J Trump është kryesuesi i qartë në zgjedhjet primare presidenciale republikane të 2024-ës dhe në zgjedhjet e përgjithshme të 2024-ës, nëse ai vendos të kandidojë. Zbatimi i ligjit është një mburojë që mbdron amerikanët. Nuk mund të përdoret si armë për qëllime politike”, thuhet në deklaratë.
“Lëvizja tronditëse agresive në Mar-a-Lago nga rreth dy duzina agjentë të FBI-së ndodhi pa kuptuar shqetësimin që do t’u shkaktonte shumicës së amerikanëve”, thanë avokatët e Trump.
Departamenti i Drejtësisë (DD) tha në një deklaratë të shkurtër se prokurorët ishin në dijeni të padisë së Trumpit dhe do të përgjigjeshin në gjykatë.

“Urdhri i kërkimit në Mar-a-Lago u autorizua nga një gjykatë federale pas gjetjes së shkakut të mundshëm”, tha zëdhënësi Anthony Coley.
Padia ligjore e Trump-it u depozitua në West Palm Beach, Florida, të hënën, përpara një gjyqtari që Trump emëroi në detyrë në vitin 2020. Padia e Trump-it përfshin një listë të detajuar të asaj që është marrë nga pasuria e tij dhe kërkon që qeveria të kthejë çdo send që nuk ishte në objektin e urdhrit të kërkimit.

Avokatët e tij kanë kërkuar gjithashtu që një avokat “neutral” i palës së tretë – i njohur si mjeshtër special – të merret për të përcaktuar nëse dosjet e sekuestruara mbulohen nga privilegji ekzekutiv, i cili u lejon presidentëve të mbajnë të fshehta disa komunikime. Ata thonë se urdhër-arresti ishte tepër i gjerë dhe kontrolli shkeli Amendamentin e Katërt të Kushtetutës së SHBA-së, i cili mbron amerikanët nga kontrolli dhe sekuestrimi i paarsyeshëm. Ekipi i tij ligjor akuzon gjithashtu qeverinë për nxjerrjen e “justifikimeve gjithnjë të ndryshme dhe të pasakta”.