Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetin social “Facebbook” një mesazh sensibilizues, ku i bënë thirrje qytetarëve për mbajtjen pastër të vijës bregdetare duke hedhur mbeturinat në kosh.

Rama thotë se natyra ka falur një vijë bregdetare të mrekullueshme dhe se njeriu ka borxh që ta mbajë pastër.

“MBETJET NË KOSH për një vijë bregdetare të mrekullueshme siç NATYRA e ka falur dhe biri i natyrës, NJERIU, ia ka borxh ta mbajë pastër”, shkruan Rama në Facebook.