Qindra efektivë të Forcave të Armatosura, të Shërbimit Zjarrfikës, punonjës të Shërbimit Pyjor, të Zonave të Mbrojtura si dhe vullnetarë janë angazhuar në betejën për shuarjen e vatrave të zjarrit që prej nisjes së sezonit veror, duke siguruar atë që është më e rëndësishmja, jetët njerëzore dhe pronën.
Duke shprehur mirënjohjen për këdo që është angazhuar, ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi u shpreh se “në shumicën e rasteve këto zjarre kanë qenë të qëllimshme”.
“Ju kujtojmë këtyre piromanëve se do të ndëshkohen sipas ligjit. Strukturat e sistemit të mbrojtjes civile dhe Forcat e Armatosura janë në çdo moment në gatishmëri për të ndërhyrë në rast nevoje”, tha Peleshi.