Futbollisti spanjoll dhe këngëtarja kolumbiane rrezikonin të përfundonin në gjyq pasi të dy insistonin që t’i mbanin dy djemtë e tyre, Sasha dhe Milan. Çifti u nda pak kohë më parë pasi besohet se futbollisti i Barcelonës e tradhtoi këngëtaren e njohur latine.
Këngëtarja e hitit “Waka Waka” ka vendosur të transferohet për të jetuar në Miami të Shteteve të Bashkuara të Amerikës së bashku me djemtë e saj. Fillimisht, veterani i mbrojtjes ishte kundër, por tani duket se është arritur marrëveshja mes palëve për kujdestarinë e fëmijëve të tyre.
Shakira ka qëndruar në shtëpinë e saj me familjen në Llobregat, ndërsa ia ka lënë Piques dy fëmijët, me të cilët lojtari e ka kaluar gjysmën e gushtit në apartamentin e tij në zemër të Barcelonës.
Këngëtarja pretendon t’i marrë fëmijët për të jetuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. E futbollisti spanjoll, për të qenë më afër tyre, po planifikon që vitin tjetër të transferohet për të luajtur përtej Atlantikut, me gjasë në Inter Miami, ku do të qëndronte me fëmijët e tij, që janë shumë të rëndësishëm.