Ish- kreu i ushtrisë britanike, Gjenerali Lord Richard Dannatt, ka deklaruar se lufta në Ukrainë është kthyer në një skenar makthi, ndërsa nënvizoi se agresioni nuk po sillte rezultatet që presidenti rus Vladimir Putin priste.
Ai shtoi se forcave ruse u është dashur të “rikalibrojnë” atë që po bëjnë pasi nuk kanë qenë në gjendje të kishin një fitore të shpejtë mbi ushtrinë ukrainase.
“Mendoj se lufta ka dalë krejtësisht ndryshe nga ajo që e imagjinonte Vladimir Putin. Ky është ndoshta skenari i tij më i keq, skenari i tij i makthit.
Nëse kthehemi gjashtë muaj mbrapa në 24 shkurt, ajo që ai kishte në mendje dhe ajo që prisnin mediat ndërkombëtare ishte një goditje rrufeje nga Bjellorusia në Kiev për të rrëzuar presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelenskiy, ndryshimin e regjimit në Kiev, ndryshimin e qeverisë së Ukraina dhe Ukraina që binte shpejt nën kontrollin e Rusisë.
Dhe sigurisht, kjo nuk ndodhi. Kjo do të thoshte se rusët më pas duhej të rikalibronin atë që po përpiqeshin të bënin”, u shpreh ai.