Një turiste nga Peruja është shpëtuar ditën e sotme në vendin e quajtur “Ujëvara e Sotirës” në Gramsh pasi kishte ngecur mes shkëmbinjve dhe rrezikonte jetën.
Policia e Shtetit bën të ditur se menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Gramsh dhe shërbimet mbështetëse, janë nisur në drejtim të zonës ku kishte mbetur e bllokuar turistja.
Si rezultat i reagimit të menjëhershëm dhe punës së mirorganizuar, punonjësit e Policisë kanë bërë të mundur nxjerrjen e turistes nga terreni i vështirë ku ishte bllokuar, të cilës, më pas, i është ofruar shërbimi mjekësor dhe aktualisht ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.
Policia e Elbasanit fton qytetarët që për çdo rast nevoje për ndihmë të telefonojnë në numrin pa pagesë 112.