Sali Berisha nxitoi këtë të enjte, të shkonte në familjen Avdia, e cila është e dërrmuar pas vdekjes së vajzës 7-vjeçare, e cila u godit nga polici Arjan Tase me skaf.
Pasi doli nga shtëpia e familjes Avdia, Berisha u përpoq të dukej edhe si i prekur, duke vënë duart para syve, për të treguar se mezi i mbante lotët.
Por sapo para tij u vunë mikrofonat e televizioneve, u transformua direkt dhe filloi breshërinë e akuzave politike, duke mos respektuar dhimbjen e familjes që sapo kishte vizituar.
“Unë erdha për të shprehur ngushëllime më të ndjera të miat, të familjes time dhe të PD-së.
Erdha si qytetar, për familjen e Jonadës, e cila humbi jetën në një krim horror që ka tronditur thellë çdo shqiptar. Kjo ngjarje ka tronditur çdo njeri. Si ngjarje, si krim i shëmtuar.
Duhej të ishe vetëm një individ si ai që e kreu, se kurrë nuk mund të ndodhte një akt i tillë.
Një akt i tillë është jashtë përfytyrimit për një qytetar të thjeshtë, po të kryhej nga një qytetar i thjeshtë.
Por në fakt ky akt u krye nga një njeri i qeverisë, ky akt u krye me një mjet monstruoz krimi, siç ishte skafi me 600 kuaj fuqi.
Ky akt u krye në distancën më të afërt me rërën, tre-katër metra, në prani të qindra fëmijëve, pushuesve të tjera, që loznin aty.
Në këtë aspekt, komisari nuk është asgjë tjetër veçse një xhelat. Krimi është një dëshmi e një shteti të mbushur me të tillë,” tha Berisha.
Dhe ai i di mirë këto punë në fakt, pasi kur drejtonte vetë shtetin, ka shkaktuar një mal me viktima.
Për të cilat, ende sot e kësaj dite nuk është përgjigjur as ai e as i biri.
Se jo për gjë, por janë të përfshirë drejtëpërdrejtë në vrasje!