Duke kënduar dhe kërcyer krah për krah me njëri-tjetrin nën ritmet shqiptare.
Ky ka qenë një fragmet i veçantë i filmuar gjatë “Sunny Hill Festival” i Dua dhe Dukagjin Lipës.
Ylli botëror dhe organizatori i këtij festivali janë parë duke u argëtuar në mes të publikut. Dua dhe babai i saj duken të përfshirë teksa këndojnë remake-un e këngës “Era” nga Mc Kresha.
Të pranishmëve nuk iu ka shpëtuar ky moment duke e xhiruar, ndërkohë që tani po bën xhiron e rrjetit.
Më herët një pjesëmarrës e ka pyetur Dua Lipën “A të jep nana në katun”. Këngëtarja me famë botërore, pasi ka dëgjuar pyetjen, nuk e ka fshehur reagimin, duke shkaktuar të qeshura tek të pranishmit.
“Sunny Hill” ka përfunduar të dielën (7 gusht) në Prishtinë, duke mbyllur kështu siparin e 4 ditëve të këtij festivali. Por duket se atmosfera do të vijojë sërish në Tiranë, ku ne fund të muajit do të vijë edhe në kryeqytetin ton festivali i këngëtares së famshme.