Presidenti i Italisë Sergio Mattarella do të vijë në Shqipëri në datat 7-8 shtator. Lajmi është konfirmuar për Report Tv nga Presidenca, ku bëhet e ditur se Mattarella do të pritet nga kreu i shteti, Bajram Begaj me ceremoni shtetërore në Pallatin e Brigadave.

Gjatë kësaj vizite, Presidenti Mattarella do të zhvillojë takime edhe me zyrtarë të lartë të shtetit shqiptar.