Beograd, 8. jula 2021 - Izjave za medije predsednika Republike Srbije Aleksandra Vucica i predsednika Vlade Madjarske Viktora Orbana. FOTO TANJUG/ DRAGAN KUJUNDZIC/bs

Çuditë nuk kanë fund nga Hungaria, ku sipas këshilltarëve të kryeministrit Viktor Orban, ka shumë gra të diplomuara dhe kjo gjë i vë burrat në rrezik dhe ul lindshmërinë.

Polemika në median sociale Facebook ka nisur dhe nuk ka ndërmend të ndalet pa qartësuar gjithë situatën dhe pa një ndjesë publike minimalisht.

Këtë gjë e kërkon kreu i opozitës hungareze, Endre Toth, i cili shkroi në gjithë mediat e tija sociale se të flasësh për sjellje femërore apo mashkullore, është një absurditet shkencor më vete.

“Gjetjet” e raportit të fundit të shtetit hungarez, i cili ka si ndërmarrës kryesorë këshilltarët e Orbanit, pretendojnë se ka një problem madhor në Hungari dhe ai lidhet me gratë, të cilat “kanë dëshirë të studiojnë”.

Këto të fundit, janë “të shumta në numër” dhe ky “pëlqim” për arsimim, mund ta shpjerë vendin në rënie demografike.

Kërkimi ka përfshirë 700 persona, mes studentësh dhe prindërish, duke mbajtur parasysh faktin se në dekadën e fundit, në universitetet hungareze, ka pasur të regjistruara më shumë vajza se sa djem.

Në vitin 2019, Orban filloi të mendonte edhe për një plan konkret, i cili do të shërbente për rritjen e fertilitetit.

Ky i fundit, është “përtokë” në Hungari kohët e fundit.

Të dhënat, bëjnë me dije se në harkun kohor të 30 vjetëve të ardhshme, Hungaria mund të humbasë rreth 1.5 milionë banorë.

Çfarë përfshin plani?

Një premtim mediokër për të gjitha gratë, të cilat lindin katër fëmijë ose më shumë.

Premtimi?

Nuk do të keni taksa mbi pagën për gjithë jetën…

Megjithatë, vajzat hungareze duket qartazi se e shohin më të volitshme të jenë të mirëarsimuara dhe t’i garantojnë vetes një jetesë me mirëqenie të bazuar në merita e barazi.

Plane ka edhe Rusia për të shpërblyer lindshmërinë, por kuota aty shkon në dhjetë fëmijë dhe pagesa merret në dorë më rubla!

Është e qartë se problemi nuk janë gratë e diplomuara as për Hungarinë e as për asnjë vend tjetër…