Ambasada e SHBA në Tiranë në një njoftim të fundit paralajmëron qytetarët e saj për të shmangur përfshirjen me turmën në protestën e thirrur sot nga Shoqëria Civile.
Kujtojmë se protesta që sapo ka nisur përpara të Ministrisë së Brendshme është roganizuar pas tragjedisë së ndodhur në plazhin e Potamit, ku vogëlushja 7-vjeçare Jonada Avdia ndërroi jetë pasi u përplas nga gomonia që drejtohej nga komisari Arjan Tase.