Inteligjenca Britanike e Mbrojtjes pretendon se presidenti rus Vladimir Putin, ka shkarkuar brutalisht “të paktën gjashtë” komandantë të lartë, pasi ka mbetur i tronditur nga humbjet që ata kanë pësuar në Ukrainë.
Në raportin e Intelegjincës britanike thuhet se: “Performanca e dobët e forcave të armatosura të Rusisë gjatë pushtimit të saj në Ukrainë ka qenë e kushtueshme për udhëheqjen ushtarake ruse, duke rezultuar me shumë gjasa në shkarkimin e të paktën gjashtë komandantëve të rëndësishëm që nga fillimi i armiqësive në shkurt të vitit 2022.
“Komandantët e distrikteve ushtarake lindore dhe perëndimore të Rusisë kanë shumë të ngjarë të kenë humbur komandat e tyre. Gjeneral-koloneli Aleksandr Chayko u shkarkua si komandant i Qarkut Ushtarak Lindor në maj 2022.
Gjeneral-koloneli Aleksandr Zhuravlev, i cili ka komanduar Qarkun Ushtarak Perëndimor që nga viti 2018, ka munguar në Ditën e Marinës së Rusisë në Shën Petersburg më 31 korrik 2022 dhe ka shumë të ngjarë të jetë zëvendësuar nga gjeneral-lejtnant Vladimir Kochetkov.
Gjenerali Aleksandr Vladimirovich Dvornikov është shkarkuar dhe më pas pasi i është dhënë komanda e përgjithshme e operacionit në Ukrainë, ndërsa gjenerali Sergei Surovikin ka marrë komandën e Grupit Jugor të Forcave nga gjenerali Genadi Valeryevich Zhidko”.
Raporti përfundon: “Këto shkarkime shoqërohen nga të paktën 10 gjeneralë rusë të vrarë në fushën e betejës në Ukrainë. Efekti kumulativ në qëndrueshmërinë e komandës ka të ngjarë të kontribuojë në vështirësitë taktike dhe operacionale ruse.”