Ministria ruse e Mbrojtjes ka nënshkruar një kontratë për prodhimin e raketave ICBM Sarmat. Njoftimi u bë gjatë forumit të Ushtrisë 2022.

Presidenti rus Vladimir Putin njoftoi në qershor se Sarmats do të jetë aktiv në Rusi deri në fund të vitit dhe se ato do t’i japin Rusisë garanci sigurie “kundër kërcënimeve aktuale”.Po ashtu Putin shtoi se me këto raketa njerëzit do të mendohen mirë se “kë po kërcënojnë.”