Të paktën 15 persona kanë mbetur të vdekur pas një sulmi në stacionin hekurudhor në rajonin e Dnipropetrovsk, në Ukrainë, nga raketat ruse.

Ndërsa rreth 50 persona të tjerë bëhet me dije se kanë mbetur të plagosur. Lajmi është bërë i ditur nga presidenti ukrainas Volodymir Zelenksy.
Ndërkohë Rusia nuk ka komentuar mbi sulmin e supozuar, i cili ndodhi në Ditën e Pavarësisë së Ukrainës dhe në përvjetorin gjashtëmujor të pushtimit rus.