Qani Muça, personi që plagosi me armë zjarri një ditë më parë punonjësin e IMT-së në Tiranë është vënë në prangat e policisë.
Blutë bëjnë me dije se i plagosuri ndodhet në spital prej ditës së djeshme ndërkohë që tashmë e ka kaluar rrezikun për jetën.
“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve ndaj Jetës arrestuan në flagrancë shtetasin Q. M., banues në Tiranë, pasi pasditen e djeshme ka plagosur me armë zjarri shtetasin I. G. (punonjës i IMT-së), i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit me të cilën dyshohet se autori ka kryer krimin”, bën me dije policia.