Prej nisjes së sezonit veror qindra punonjës të forcave zjarrfikëse, Forcave të Armatosura, të policisë, shërbimit pyjor, zonave të mbrojturan dhe forca vullnetare janë angazhuar në shuarjen e zjarreve, që në shumicën e rasteve rezultojnë të qëllimshme. Në një situatë të tillë, kur e gjithë administrata shtetërore nën koordinimin e Agjencisë së Mbrojtjes Civile nuk ka reshtur asnjë ditë, duke shmangur rrezikun për jetët njerëzore, Sali Berisha dhe Ilir Meta janë investuar në një sulm të përqendruar kundër këtyre heronjve që në temperatura të larta po luftojnë çdo ditë me flakët.

Por, e gjitha kjo i është kthyer në bumerang Sali Berishës dhe Ilir Metës, pasi qytetarë të shumtë në komentet e tyre në Facebook i akuzojnë ata si nxitës dhe urdhërues të vënies së zjarreve.

E njëjta situatë me zjarret është edhe në të gjithë Evropën, madje në ndonjë rast si në fqinjin tonë Greqi, fatkeqësisht flakët kanë shkaktuar edhe viktima. Teksa cddo ditë që prej fillimit të sezonit Ministria e Mbrojtjes ka lëshuar thirrjen drejtuar qytetarëve të kenë kujdes, asnjë thirrje e tillë nuk është bërë nga ana e dy bashkëpunëtorëve në opozitë.

Asnjë thirrje drejtuar qytetarëve për parandalim, asnjë thirrje për vullnetarizëm dhe asnjë inkurajim për qindra forcat operacionelae që po mundohen çdo ditë në terren të vështirë të shuajnë flakët që nxiten edhe nga deklaratat e Meta-Berishës.